Kolumna

Shqiptaro-amerikani i shkruan mikut të tij Xho Bajden: Borrell dhe Lajçak po sillen si agjentë serbë!

Pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e SHBA-së në dialog dhe zgjidhjen e konfliktit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është qenësore

Nga MA. AGIM ALIÇKAJ, Njo Jork

I nderuar Zoti President Biden,
Si shumë shqiptaro-amerikanë të tjerë, unë votova për ju në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, edhe pse jam republikan i regjistruar. Vota ime ishte e bazuar në respektin e madh për shërbimin tuaj të gjatë për popullin amerikan dhe dy çështje tjera shumë të rëndësishme, njëra e brendshme e tjetra ndërkombëtare. Çështja e brendshme ishte e fokusuar në afrimin dhe bashkimin e popullit amerikan pas vitesh përçarje ekstreme; dhe e dyta ishte shpresa se do t’i kushtoni vëmendje më të madhe situates në Ballkan. Besoj se për të parën duhet më shumë kohë sepse është proces i vazhdueshëm. Fatkeqësisht, çështja e dytë nuk është as afër ndonjë zgjidhjeje të drejt e të qëndrueshme.
Në letrën time të parë të hapur që ju dërgova menjëherë pasi që ju u bëtë President, unë paraqita arsyet pse SHBA-ja dhe ju personalisht duhet të angazhoheni drejtpërdrejt në Ballkan dhe zgjidhjen e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë. Meqë të gjitha argumentet e bëra atëherë vlejnë edhe sot, po e jap qasjen: https://gazetadielli.com/leter-presidentit-biden/
Që nga ajo letër, shteti hegjemonist shovinist serb, i mbështetur nga Rusia, po vazhdon sjelljen e tij destruktive, me urrejtje dhe armiqësi të hapur ndaj popullit shqiptar, si dhe destabilizimin e Kosovës, Bosnjës. Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Sunduesit e Serbisë, kriminelët e mundshëm Vuçiq, Daçiq dhe Vulin po ndjekin të njëjtat politika të mentorëve të tyre, kriminelëve të luftës Millosheviç, Karaxhiç dhe Mladiq. Ata po punojnë ngushtë me Rusinë dhe Kinën kundër interesave të SHBA-së dhe BE-së në Evropën Juglindore.
Diplomatët perëndimorë po përpiqen pa sukses të tërhjekin Serbinë nga aleanca me Rusinë dhe Kinën në kurriz të popullit shqiptar. Z. Josep Borrell dhe z. Miroslav Lajçak përgjegjës për dialogun, po veprojnë më shumë si agjentë serbë sesa ndërmjetës të paanshëm. Me pesë vende evropiane që nuk e njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës, Be-ja nuk ka mundësi të sjellë asnjë zgjidhje. Përfaqësuesit dhe populli i Kosovës kanë arsyje shumë të forta për të mos i besuar BE-së. Historikisht, Evropa ka toleruar ose mundësuar tre gjenocide ( rreth viteve 1887, 1912 dhe 1945) të Serbisë kundër popullit shqiptar.
SHBA-të janë shpresa e vetme për një zgjidhje afatgjate të konfliktit. Megjithatë, politika e administratës suaj në Ballkan, edhe pas emërimit të ambasadorëve të fuqishëm në Prishtinë dhe Beograd, si dhe të dërguarit special me përvojë për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar, është ende shumë e paqartë dhe e paqëndrueshme.
Nuk ka mbështetje të mjaftueshme nga SHBA-të për liderët e pakorruptuar, të aftë, me arsim të lartë, me shumë përvojë, properëndimorë të Kosovës, Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti. Pas më shumë se një dekade keqmenaxhimi nga ish qeveritë e korruptuara dhe të shantazhuara të Kosovës, ata po mundohen shumë të zhvillojnë ekonominë, të luftojnë korrupsionin dhe të ndërtojnë demokracinë, si dhe të përballen me përpjekjet serbe për ta destabilizuar dhe shkatërruar shtetin e Kosovës.
Ata po përpiqen të bëjnë çdo gjë siç duhet në koordinim të afërt me Perëndimin dhe nuk po vlerësohen. Nga ana tjetër serbët e udhëhequr nga Vuçiq po i bëjnë të gjitha të këqijat në të gjitha mënyrat dhe po konsiderohen normal nga përfaqësuesit ndërkombëtarë.
Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Evropa për 13 vjet, ka dështuar plotësisht. Shumica e 30 marrëveshjeve të nënshkruara nuk zbatohen nga Serbia. Përfaqësuesit evropian po i bëjnë presion Kosovës për të respektuar vetëm një marrëveshje të dëmshme antikushtetuese për formimin e “asociacionit të pastër etnik serb”. Një shtet multietnik me entitete të pastra etnike nuk ka kurrëfarë kuptimi dhe është kundër vlerave dhe politikave amerikane dhe evropiane. Ende ka përkrahje të kërkesës mizore serbe për ndryshim kufijsh dhe ndarje të Kosovës. Praktikisht, Qeverisë së Kosovës po i bëhet presion që të pranojë shkatërrimin e shtetit të vet.
Përfaqësuesit tanë amerikanë po e tolerojnë këtë politikë të padrejtë dhe të dështuar. Ju lutem zoti President, kërkoni nga ata që të mos i bëjnë presion liderëve të Kosovës për të krijuar asociacion të pastër etnikisht serb dhe për të pranuar çfarëdo ndryshimi të kufijve. Ata nuk mund ta pranojnë këtë gjë sepse kjo paraqet tradhëti ndaj interesave shtetërore dhe kombëtare. Prandaj edhe populli shumicë i Kosovës i votoi ata në mënyrë demokratike. Për më tepër, ky popull nuk do të heqë dorë kurrë nga liria e tij e fituar me gjak dhe sakrifica të shumta.
Marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë e 4 Shtatorit 2020, e organizuar nga ambasadori amerikan jodiplomatik proserb, z. Richard Grenell, është gjithashtu dështim në mënyra të ndryshme. Kjo e ashtuquajtur “Marrëveshje për normalizim ekonomik” është plotësisht e parealizueshme përderisa agresori serb nuk ia njeh të drejtën viktimës (Kosovës) për të ekzistuar. Për më keq, barazimi në mes të së drejtës së Kosovës për të kërkuar njohje dhe përpjekjeve armiqësore të Serbisë për ti bllokuar ato, ishte i gabuar dhe ofendues. E vetmja gjë e mirë e takimit në Uashington ishte njohja e vonuar e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli. Ndërkohë Kosova ka hapur ambasadën në Jerusalem, ndërsa Serbia nuk e ka as ndërmend ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem.
Realiteti është se zoti Grenell orkestroi marrëveshjen për nevojat e fushatës zgjedhore të ish-Presidentit Trump për ta paraqitur ate si një “paqebërës” të madh.
Të gjithë serbo-amerikanët e mbështetën Trumpin. Pothuajse të gjithë shqiptaro-amerikanët (demokrat dhe republikanë) ju mbështetën juve. Ne fituam dhe ata humbën. Qëllimi i marrëveshjes së Uashingtonit ka përfunduar me zgjedhjen tuaj President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vendimi i Departamentit të shtetit për shpalljen “non-grata” të disa bosëve serbë të krimit të organizuar në pjesën veriore të Kosovës është me vend dhe i rëndësishëm. Do të ndihmojë shumë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe zhvillimin e demokracisë në Ballkan. Është nevojë e ngutshme që edhe kriminelë tjerë dhe lider të korruptuar të Ballkanit të futen në këtë listë.
Edhe pa njohjen e pavarësisë nga Serbia, Republika e Kosovës është në rrugë të drejt për t’u bërë një shtet i qëndrueshëm demokratik properëndimor. Pengesë kryesore e cila po vështirëson gjithçka është sjellja destruktive e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Pasi nuk arritën ta ndajnë dhe shkatërrojnë Kosovën, ata kan zbuluar një projekt tjetër për të izoluar dhe dominuar Kosovën, për të krijuar përbindëshin “Serbi e Madhe”, si dhe për të futur Shqipërinë dhe Serbinë në bllokun rus.
Shumica e popullit shqiptar është kundër këtij projekti të errët. Ai ju kujton atyre politikën mashtruese të “kufijve të hapur” midis shteteve komuniste, të shpallur nga komunistët gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, e cila i kushtoi popullit shqiptar me më shumë se 50 mijë viktima të pafajshme. Ky ishte gjenocidi i tretë serb mbi popullin shqiptar.
Vuçiq, Rama dhe shumë zyrtar tjerë që ju shërbejnë atyre, janë gjithashtu të përfshirë në korrupsion dhe të lidhur me elementë kriminal në të dyja shtetet, të Serbisë dhe Shqipërisë. Ata po e minojnë demokracinë dhe po punojnë drejtpëdrejt kundër interesave të BE-së dhe SHBA-ve në Ballkan. Ata duhet të ndalen me çdo kusht. Për fillim, ata janë kandidatë shumë të mirë për statusin “non-grata”.
Deklarimi “persona non grata” nga SHBA-të i ish-liderit antikomunist pro-amerikan të Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Sali Berisha, i cili mbajti edhe dy postet e Presidentit dhe Kryeministrit të Shqipërisë, duket i panevojshëm dhe jopërfitues për interesat amerikane në Ballkan. Sigurisht që, ishte në të drejtën e Departamentit të Shtetit ta bënte këtë dhe ata nuk kan nevojë ta dokumentojnë vendimin e tyre.
Por, edhe pas shtatë muajsh, nuk ka asnjë fakt të besueshëm të dëshmuar për ta vërtetuar korrupsionin dhe ndonjë sjellje të tij kriminale. Sipas standardeve tona amerikane, çdokush është i pafajshëm derisa të provohet fajësia e tij. Ai ishte jashtë pushtetit për tetë vitet e fundit. Nuk është qëllim i imi të mbroj zotin Berisha. Përkundrazi, vetëm do të doja të theksoja rolin e tij të rëndësishëm në periudhën postkomuniste. Ai e orientoi Shqipërinë tërësisht drejt Perëndimit, duke e anëtarsuar në NATO dhe duke siguruar liberalizimin e vizave. Përkrahësit e tij të shumtë në mbarë Trojet shqiptare janë me shumicë antikomunistë dhe proamerikanë. Një pjesë e madhe e tyre ishin të persekutuar dhe të burgosur politikë të cilët humbën edhe anëtarë të familjeve nga kthetrat komuniste në Shqipëri.
Shumica e anëtarëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë, përfshirë kryeministrin Rama, kanë nostalgji për epokën komuniste me prirje më shumë pro ruse sesa pro amerikane. Alternativa e zotit Berisha brenda partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Lulzim Basha është treguar lider shumë i dobët dhe i dështuar, pa karakteristika drejtuese. Me gjithë të mirat dhe të këqijat, zoti Berisha dhe mbështetësit e tij duket se janë basti ynë më i mirë në Shqipëri, në këtë kohë. Duhet shpresuar se e ardhmja do të sjellë liderë më të mire dhe të pakorruptuar në Shqipëri, si znj. Vjosa Osmani dhe z. Albin Kurti në Kosovë.
Përfundimisht, është fakt i pamohueshëm se shqiptarët e duan dhe e respektojnë Amerikën më shumë se çdo komb tjetër në botë, ndërkohë që të gjithë e dinë se shumica e populllit serb e mban gjithmonë anën e Rusisë para Amerikës. Kjo gjë nuk do të ndryshojë kurrë.
Për t’i mbrojtur interesat strategjike amerikane dhe për ta përfunduar me sukses investimin amerikan në Kosovë, ka ardhur koha që SHBA-të të marrin pjesë drejtpërdrejt në dialog. Ka ardhur koha që vendi më proamerikan në botë Kosova, të anëtarsohet në NATO, të binden pesë vendet e mbetura të BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës, të miratohet liberalizimi i vizave dhe të fillojë procesi i gjatë i hyrjes së Kosovës në Bashkimin Evropian.
Vetëm Amerika, e udhëhequr nga ju zoti President, mund ta bëjë këtë.
Kombi shqiptar është ndarë padrejtësisht dhe çnjerëzisht i detyruar të jeton në 6 shtete të ndryshme të Ballkanit. Krejt çka dëshiron populli shqiptar është që të mund të ekzistojë dhe të jetojë i lirë në shtëpitë e veta në trojet stërgjyshore, që t’i ketë të garantuara të drejtat e tij njerëzore dhe nacionale kudo, që të mund të komunikojë pa pengesa dhe të merr frymë lirshëm si një komb i të njëjtit gjak, gjuhë dhe prejardhje kombëtare.
Gëzuar Vitin e Ri 2022 zoti President!
Zoti ju bekoftë ju, familjen tuaj dhe kombin amerikan!
Zoti e bekoftë kombin shqiptar!

SECOND OPEN LETTER TO THE PRESIDENT OF THE UNITED STATES OF AMERICA JOSEPH BIDEN
– The direct US involvement in Dialogue and solution to the conflict between Kosova and Serbia is essential

By AGIM ALIÇKAJ, MRSC.

New York, January 3, 2022

Dear President Biden,

As many other Albanian-Americans, I voted for you in the 2020 presidential election, even though I am a registered Republican. My vote was based on the great respect for your long time service to the American people and two very important issues – one domestic, one international. The domestic issue was focused on bringing the American people together after years of extreme divisiveness; and the second was the hope that you would give better attention to the situation in the Balkans. I believe that the first one needs more time since it is ongoing process. Unfortunately, for the second issue, it seems we are nowhere near any lasting solution.
In my first open letter sent to you shortly after you became a President, I laid out reasons why the US and you personally need to get directly involved in the Balkans. I am providing the link, since all of the arguments made then, are still valid today. https://gazetadielli.com/an-open-letter-to-the-president-of-the-united-states-of-america-joseph-biden/
Since that letter, the chauvinistic hegemonic country of Serbia, supported by Russia, is continuing its destructive behavior, with open hatred and enmity against Albanian people, as well as destabilization of Kosova, Bosnia, Montenegro and North Macedonia. The leaders of Serbia and potential criminals Vucic, Dacic and Vulin are pursuing the same policies of their mentors – war criminals Milosevic, Karadzic and Mladic. They are working closely with Russia and China against the interests of the US and EU in Southeastern Europe.
Western diplomats have been trying unsuccessfully to win over Serbia from their alliance with Russia and China at the expense of the Albanian people. Mr. Josep Borrell and Mr. Miroslav Lajcak in charge of Dialogue, are acting more like Serbian agents than unbiased mediators. With five European countries not recognizing the Republic of Kosova, EU will never be able to bring to any solution. The representatives and the people of Kosova have very good reasons to distrust EU. Historically Europe has tolerated or enabled three genocides (around years 1887, 1912, 1945) committed by Serbia against the Albanian people.
The USA is the only hope for any long term solution to the conflict. However, the policy of your Administration in the Balkans, even after the newly appointed Ambassadors to Prishtina and Belgrade as well as the experienced, competent Envoy to the Western Balkans Mr. Gabriel Escobar, is still very unclear and unstable.
There is not enough support by the US for the uncorrupt, highly educated, very experienced, pro-western leaders of Kosova, the President Mrs. Vjosa Osmani and the Prime minister Mr. Albin Kurti. After more than a decade of mismanagement by former corrupt governments of Kosova, they are trying very hard to fight corruption, develop the economy and build democracy, while standing-up to the Serbian efforts to destabilize and destroy the country of Kosova.
They are trying to do everything right in close coordination with the West and are getting little or no credit. Serbian rulers led by Vucic are working with Russia, and doing everything wrong in every way possible and are getting away with it.
The Dialogue between Kosova and Serbia, mediated by Europe for 13 years has failed. Most of the 30 signed agreements are not being implemented by Serbia. European representatives are pressuring Kosova to honor only one unconstitutional harmful agreement for the formation of “ethnically clean Serbian association”. A multiethnic country with ethnically clean entities does not make any sense. It is against American and European values and policies. Some are also supporting the Serbian atrocious idea for a border change and division of Kosova. With these propositions, the Government of Kosova is essentially being pressured to accept the destruction of their own country.
Our US representatives are going along with this unfair, unjust and totally failed policy. Please Mr. President, ask them not to pressure Kosova leaders to create ethnically clean Serbian association and discuss any form of border changes. They will not and cannot accept it, betraying the interests of the state and the nation. That is why they were elected. Moreover, the people of Kosova will never give up their freedom.
The September 4th 2020 Whitehouse agreement, organized by the pro-Serbian undiplomatic US Ambassador Mr. Richard Grenell is also a failure in so many ways. The so called “Agreement for economic normalization” is not workable as long as Serbian aggressor does not recognize the right of the victim (Kosova) to exist. Even worse, equality between the right of Kosova to seek recognition and arrogant unjustified efforts by Serbia to block it was wrong and offensive. The only good thing about the meeting in Washington was the long time overdue recognition of the Republic of Kosova by Israel. Kosova has opened the Embassy in Jerusalem while Serbia has yet to move its Embassy from Tel Aviv to Jerusalem.
The reality is that Mr. Grenell orchestrated the agreement for former President Trump’s campaign need to claim that he is a great “peacemaker”. All Serbian-Americans supported Trump. Almost all Albanian-Americans (Democrat and Republican) supported you. We won and they lost. The purpose of the Washington agreement has ended with your election as the President of United States of America.
The Decision by the State Department to declare “Non Grata” several Serbian bosses of organized crime in Northern part of Kosova is very important. It will definitely help with fighting corruption and organized crime, as well as developing democracy in the Balkans. More criminals and corrupt leaders of the Balkans should be put on the list.
Even without Serbian recognition of Kosova independence, the Republic of Kosova is in the right path to become a stable democratic pro-Western country. The main obstacle which is making everything more difficult is the destructive behavior of the President of Serbia Aleksandar Vucic and the Prime Minister of Albania Edi Rama. After failing to divide and destroy Kosova, they have come up with another very perfidious project, so called “Open Balkans”. This is another attempt to isolate and dominate Kosova, create the monster of “Greater Serbia” as well as bring Albania and Serbia under the Russian block.
The majority of the Albanian people are against this dark project. It reminds them of the “open boarder” policy between communist countries, proclaimed by communists during and after World War II, which cost Albanian people more than 50 thousand innocent lives. This was the Serbian third genocide against the Albanian people.
Vucic, Rama and many other government officials serving them, are also heavily involved in corruption with ties to the criminal elements in both countries. They are undermining democracy and working directly against the EU and US interests in the Balkans. They must be stopped. This makes them very good candidates for “non-grata” status.
The declaration “a person non-grata” by the US of the former anti-communist pro-American leader of the Democratic Party, Mr. Sali Berisha who held both positions of the President and the Prime Minister of Albania appears to be unnecessary and not beneficiary to the US interests in the Western Balkans. Of course, it was within the rights of the State Department to do so and they do not have to document their decision.
But, even after seven months, there are no reliable proven facts of his corruption and any criminal behavior. By our US standards anyone is innocent until proven guilty. He was out of power for eight years. It is not my intent to defend Mr. Berisha. Rather, I would like to point out his role in the post-communist era. He oriented Albania completely to the West, by joining NATO and getting visa liberalization. His supporters all-over Albanian lands are anti-communists and most pro-American, many of them political prisoners and people who lost family members at the hands of communists in Albania.
Most of the Socialist Party members including PM Rama have nostalgia for the communist era and tend to be more pro-Russian than pro-American. The alternative to Mr. Berisha within Democratic Party of Albania, Mr Lulzim Basha has shown to be very weak and a failed leader with no leadership characteristics. With all the good and the bad, Mr. Berisha and his supporters appear to be our best bet in Albania at this time. We are hoping that the future would bring better uncorrupt leaders in Albania, the likes of Mrs. Vjosa Osmani and Albin Kurti in Kosova.
In conclusion, it is a fact that Albanian people love and respect America more than any other nation on earth, while everyone knows that the majority of the Serbian people would always side with Russia over America. This will never change.
In order to protect American strategic interests and bring its investment in Kosova to a successful conclusion, it is time for the US to get directly involved in the dialogue. It is time to give the most pro-American country in the world membership in NATO, convince the five remaining EU countries to recognize Kosova’s independence, approve visa liberalization and start the long process of Kosova’s entry in the European Union.
Only America, led by you Mr. President, can do it.
The Albanian nation has been unjustly, inhumanly divided and living in 6 different countries in the Balkans. All Albanian people want is to be able to exist and live freely in their homes in their ancestry lands, to have their human and national rights preserved everywhere, to be able to cooperate with each other and breathe as one nation of the same blood, language and national background.
Happy New Year 2022 Mr. President!
May God bless you, your family and the American nation!
May God bless the Albanian nation!
cc:
President Joe Biden Kamala Harris Antony J. Blinken U.S. Department of State U.S. Embassy Pristina, Kosovo U.S. Embassy-Tirana Americka Ambasada Beograd

Vjosa Osmani Albin Kurti Donika Gërvalla-Schwarz Armend Mehaj Rifat Latifi Glauk Konjufca Ilir Meta Edi Rama Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ramush Haradinaj Sali Berisha Lulzim Basha Shaip Kamberi Ardita Sinani Ali Ahmeti Dritan Abazović

https://www.botasot.info/opinione/1736823/letra-e-dyte-e-hapur-per-presidentin-e-shba-se-joseph-biden/

LETRA E DYTË E HAPUR PRESIDENTIT TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS JOSEPH BIDEN – Nga MA. AGIM ALIÇKAJ

SECOND OPEN LETTER TO THE PRESIDENT OF THE UNITED STATES OF AMERICA JOSEPH BIDEN – By AGIM ALIÇKAJ, MRSC.    

The direct US involvement in Dialogue and solution to the conflict between Kosova and Serbia is essential