Kolumna

Athua pse nuk i duam njerëzit e ndershëm, të moralshëm dhe të ngritur intelektualisht?!

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

PSE NUK I DUAM DHE?…

Ka kohë që më rrotullohet në mendje kjo pyetje e këtij shkrimi për të parshtruar hapur para jush motra dhe vëllezër shqiptarë. Mu për këtë arsye dua të e shprehi mendimin tim që ka kohë që më brengos që të e parashtroj këtë pyetje dhe të marr edhe opinionin e lexuesve.

Sa e sa herë ia kam parashtruar vetes këtë pyetje, por edhe i kam dhënë shumë përgjegje vetes, por tani dua të marr edhe përgjigje nga opinioni i gjërë. A thua vallë pse një numër koxha i madh i shqiptarëve nuk i duan njërëzit e ndershëm, të moralshëm, korrekt, besnikë, të ngritur intelektualisht, atdhetarë të dëshmuar etj!?…

A thua vallë pse gjithnjë njerëzit e tillë urrehen, xhelozohen, pengohen?!… Mu të tillëve iu bëhen lloj-lloj kurthesh vetëm e vetëm për të injoruar dhe për të i degraduar në pafundsi? Njerëzit që janë të ngritur intelektualisht, që bëjnë dhe kanë bërë vepra kolosale.

Ata të cilët ( cilat) tregojnë dhe kanë treguar gjithnjë atdhetarizëm për atdheun, kombin dhe popullin e tyre në të shumtën e rasteve jo që nuk vlerësohen, por edhe të gjitha veprimtaritë e tyre nuk çmohen dhe nuk vlerësohen.

A thua vallë pse nuk i vlerësojmë dhe nuk i duam ( ata) ( ato) individë që gjithnjë kontribojnë për atdhe, komb e popull, por gjithnjë ndodhë e kundërta mu të këtillët shahen, ofendohen, nënçmohen, etiketohen me etikeme të lllojeve më të ndryshme.
E gjithë kjo bëhet nga njerëzit pavlerë.

Është për tu habitur se si një gjë e tillë ndodhë në mesin e shqiptarëve që njerëzit me vlera mos të i duam, por të ndodhë e kundërta. Të mbështeten, të vlerësohen, të ngriten të paditurit, të ngriten njerëzit që kurr nuk bëjnë dhe nuk kanë bërë vepra për atdheun, kombin dhe popullin e tyre.

Është çudi e madhe të i mbështetësh njerëzit të cilët mbi të gjitha kanë interesin personal. Të i duash ata ( ato) që kurr nuk kanë kontribuar asgjë në intereset kombëtare, shoqërore etj. Për të mos e zgjatur më tepër në këtë shkrim timin edhe njherë do të kisha pyetur. A thua pse vallë nuk i duam njerëzit e merituar, por ndodhë e kundërta?!…