Sot në Bërvenicë mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune, ku përballë njëri-tjetrit janë Arkin Jahiji i AKI-së dhe Stojanço Radiçevski i VMRO-DPMNE-së.
Ajo që është vërejtur gjatë dy javëve të fushatës së balotazhit është mungesa e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili nuk është paraqitur asnjëherë në Bërvenicë për të mbështetur kandidatin e partisë së tij.
Ndonëse Jahiji arriti të sigurojë kalimin në rrethin e dytë, Ahmeti nuk u pa në asnjë aktivitet publik të fushatës, duke e lënë kandidatin e tij të zhvillojë garën pa praninë e kreut të partisë.
Në anën tjetër, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski, pati mbështetjen e drejtpërdrejtë të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili vetë mori pjesë në aktivitetet elektorale në Bërvenicë dhe kërkoi votën për kandidatin e partisë së tij.
Kështu, në ditën kur qytetarët vendosin se kush do ta drejtojë komunën, bie në sy kontrasti mes përfshirjes së kryeministrit Mickoski në fushatën e kandidatit të tij dhe mungesës së Ali Ahmetit në fushatën e kandidatit të BDI-së.

