Ndonëse mbetet shumë për të shlyer sadopak nga borxhi kombëtar që ka kryeminstri, edhe disaditor, i Shqipërisë, me emërimin dhe angazhimin e shkupjanes zonja Vlera Gjakova, eskperte e komunikimit dhe strategjiste ka bërë një gjest ndaj shqiptarëve të Maqedonisë që duhet shënuar. Borxhi është trash shumë sidomos pasi ende nuk është ndryshuar ministri idiot që bëri një fyerje kolektive ndaj neve dhe ende nuk është bërë publike heqja e shpalljes non-grata të dy personaliteteve nga Maqedonia e Veriut, pa hapur më tej defterët e vjetër. Vler-ën e njohim prej kohës kur bashkë ishim aktivistë 2015-2016 prej nga është kjo foto kur rrëzonim qeveri në RMV, ashtu që personalisht i uroj sukses në jetë gjithnjë dhe saherë!
Ramadan Ramadani, Shkup 01.Nëntor.2026

sqShqip