Sekuestrohen rreth 2.000 copë lëndë piroteknike në Bit Pazar të Shkupit
Policia dje ka konfiskuar afër 2.000 copa mjete prioteknike në Shkup.
–
“Më 30 dhjetor 2021, zyrtarët policorë nga Njësia për tregti të kundërligjshme dhe njësiti policor për intervenim në SPB Shkup dhe policia nga Departamenti i Policisë Kriminale në MPB kanë ndërmarrë aksion të koordinuar për parandalimin e shitjes dhe përdorimit të mjeteve piroteknike në qyteti i Shkupit.
Në të njëjtën kohë në Bit Pazar janë gjetur dhe konfiskuar 1.828 copë mjete të ndryshme piroteknike”, njoftojnë nga MPB.
Nga atje thonë se pas dokumentimit të plotë dhe zbardhjes së rastit do të dorëzohet raporti përkatës.