Sot nisën punimet për ndërtimin e autostradës në segmentin Bukojçan–Kërçovë, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor në kuadër të Korridorit 8.

Bashkëkryetari i VLEN, Izet Mexhiti tjekson se ky segment do të përmirësojë lidhjen rrugore të Pollogut me Kërçovën, duke lehtësuar qarkullimin e qytetarëve dhe transportin e mallrave, si dhe duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin ekonomik të rajonit.

‘Korridori 8 ka rëndësi strategjike për Maqedoninë e Veriut, pasi forcon lidhjet infrastrukturore me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, duke lehtësuar qasjen drejt tregjeve evropiane.

Me nisjen e këtyre punimeve, po konkretizohet edhe një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore të vendit’, thekson Mexhiti.

" "
sqShqip