Sot është zgjedhur pasardhësi i Islam Abazit në krye të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku në këtë detyrë është emëruar Iskra Haxhivasileva.
Megjithatë, lajmi që shënon një zhvillim të rëndësishëm vjen nga Këshilli i Prokurorëve publikë ku kryetar është zgjedhur Bashkim Besimi.
Kjo është hera e parë që një shqiptar zgjidhet në krye të këtij institucioni me qeverisjen e VLEN-it, duke shënuar një zhvillim të rëndësishëm në përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet e drejtësisë.
Zgjedhja e Besimit vjen në një kohë kur përfaqësimi i drejtë dhe mundësitë e barabarta në institucionet shtetërore mbeten çështje me rëndësi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
"
"

