SPB Strumicë – Stacioni Policor Radovish ka ngritur kallëzim penal kundër një 47-vjeçari nga Radovishi dhe nënës së tij 71-vjeçare nga fshati Koxhali, për shkak të dyshimeve për evazion fiskal. I biri gjithashtu dyshohet për pastrim parash dhe ndërtim pa leje.
Sipas kallëzimit, në periudhën nga 29 tetor 2019 deri më 2 nëntor 2021, në llogarinë bankare devizore të nënës, në të cilën i biri ka qenë i autorizuar, janë paguar 579.015 euro, respektivisht rreth 35.6 milionë denarë, nga një person fizik nga Gjermania.
Paratë nuk janë deklaruar si të ardhura në përputhje me Ligjin për tatimin e të ardhurave personale, me qëllim që të shmangej pagimi i tatimit. Gjatë kontrollit, Drejtoria e të Ardhurave Publike konstatoi se është shmangur tatimi në vlerë të përgjithshme prej 3.182.066 denarësh, së bashku me kamatën.
Sipas dyshimeve, 47-vjeçari i ka përdorur paratë për ndërtimin e një paluajtshmërie pa leje dhe për blerjen e pasurisë së luajtshme në vend, duke fshehur origjinën e tyre.
Kundër të dyve është parashtruar kallëzim penal për evazion fiskal, ndërsa i biri ngarkohet edhe për pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga vepra penale, si dhe për ndërtim pa leje.

