Ejup Berisha
Formimi, konsolidimi dhe zhvillimi I BE-së përmes traktateve
Bashkimi Evropian-BE është një bashkim politik dhe ekonomik i 27 shteteve evropiane që bashkëpunojnë për të garantuar paqen, sigurinë, përparimin dhe zhvillimin e bashkimit.
Objektivat e tij kryesore janë
-Paqja dhe stabiliteti midis shteteve anëtare.
-Tregu i vetëm lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.
-Bashkëpunimi dhe zhvillimi ekonomik.
-Demokracia dhe sundimi i ligjit.
-Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë.
Bashkimi Evropjan dhe traktatet kryesore
Bashkimi Evropian (BE) nuk u krijua brenda një nate, por u formua hap pas hapi përmes një sërë traktatesh ndërkombëtare. Këto shërbejnë si kushtetuta e tij dhe përcaktojnë objektivat, rregullat, institucionet dhe marrëdhëniet midis vendeve anëtare. Pra zhvillimi i BE-së u bë pëpërmes traktateve kyqe ndërkombëtare që gradualisht e transformuan bashkëpunimin fillestar ekonomik në një bashkim të thellë politik dhe ekonomik të shteteve. Secila prej këtyre marrëveshjeve e ka ndryshuar strukturën institucionale, ka futur kompetenca të reja dhe I ka hedhur themelet për një treg të përbashkët, një monedhë të vetme dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Cila është rëndësia e traktateve të Bashkimit Evropian?
Traktatet e Bashkimit Evropian përbëjnë bazën ligjore dhe politike të bashkimit. Ato përcaktojnë funksionimin e tij, fuqitë e tij dhe objektivat e përbashkëta të shteteve anëtare.
Pese pikat kryesore
-Baza ligjore: Ato përcaktojnë rregullat themelore të BE-së.
-Institucionet evropiane: Ato përcaktojnë fuqitë dhe përgjegjësitë e Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së.
-Tregu i vetëm: Ato lehtësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.
– Bashkëpunimi politik: Ato u lejojnë Shteteve Anëtare të koordinojnë politikat e tyre ekonomike, të jashtme dhe të sigurisë.
– Zgjerimi i BE-së: Ato përcaktojnë kornizën ligjore për pranimin e Shteteve të reja Anëtare.
Traktatet kryesore në historinë e Bashkimit Evropian
Traktati i Parisit
Ky është, një prej traktateve të para të integrimit evropian. I Nënshkruar më 18 prill të vitit 1951. Objektivi I tij ishte që të krijohet Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut (ECSC). Vendet themeluese ishin: Franca, Gjermania Perëndimore, Italia, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu. Rëndësia e tij ishte që të vendoset bashkëpunim ekonomik për të garantuar paqen në Evropë.
Traktati e Romës
Traktati i Romës u nënshkrua më 25 mars të 1957 nga gjashtë shtete Franca, Gjermania Perëndimore, Italia, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu.
Qëllimi kryesor ishte krijimi i Komunitetit Ekonomik Evropian (KEE), si hap drejt integrimit evropian.
Pikat kryesore
-Tregu i përbashkët – lëvizja më e lirë e mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe personave.
-Bashkimi doganor – eliminimi i tarifave doganore ndërmjet shteteve anëtare.
-Bashkëpunimi ekonomik – zhvillimi i ekonomisë dhe rritja e mirëqenies.
-Integrimi evropian – forcimi i bashkëpunimit dhe ruajtja e paqes në Evropë.
Rëndësia historike Traktati i Romës konsiderohet një nga themelet kryesore të Bashkimit Evropian të sotëm. Apo më sakt Traktati i Romës e shënoi kalimin nga bashkëpunimi ndërmjet shteteve drejt integrimit ekonomik evropian.
Traktati i Brukselit
Traktati i Brukselit i vitit 1965, i njohur edhe si Traktati i Bashkimit, është një marrëveshje që i bashkoi institucionet ekzekutive të tre Komuniteteve Evropiane:
– Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut.
– Komunitetit Ekonomik Evropian.
– Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike.
Objektivi ishte që të krijohet një Komision dhe një Këshill i vetëm për tre Komunitetet, me qëllim të thjeshtimit të funksionimit të tyre.
Ky traktat ka hyrë në fuqi më 1 korrik të vitit 1967.
Traktati i Brukselit e forcoi bashkëpunimin institucional evropian duke i unifikuar institucionet kryesore ekzekutive të tre Komuniteteve.
Akti i vetëm Evropian
Akti i Vetëm Evropian i vitit 1986 është një traktat që i reformoi institucionet evropiane dhe e hapi rrugën për krijimin e tregut të vetëm.
Synimet kryesore
– Të krijohet një treg i brendshëm pa kufij.
-Të mundësohet lëvizja e lirë e mallrave, e njerëzve, e shërbimeve dhe e kapitalit.
– Reformat institucionale forcimi i rolit të Parlamentit Evropian dhe zgjerimi i votimit me shumicë të kualifikuar në Këshill.
Ka hyrë në fuqi më 1 korrik të vitit 1987.
Akti i Vetëm ishte një hap i madh drejt integrimit ekonomik dhe politik të Bashkimit Evropian.
Traktati i Maastrihtit
Traktati i Maastrihtit është traktat themelues që e krijoi zyrtarisht Bashkimin Evropian (BE) dhe e forcoi bashkëpunimin midis shteteve anëtare.
Cila është rëndësia e tij?
-E krijoi zyrtarisht BE-në.
-E hapi rrugën për krijimin e euros.
-U dha të drejta shtesë qytetarëve të shteteve anëtare.
Sa i përket politikës së jashtme i njejti e forcoi bashkëpunimin midis shteteve në çështjet e jashtme dhe të sigurisë.
Kur bëhet fjalë për bashkëpunimin politik ky e thelloi integrimin evropian.
Traktati i Amsterdamit
Ky traktat i reformoi institucionet e BE-së në përgatitje për zgjerimin e madh në lindje, e transferoi një pjesë të kompetencave nga fusha e drejtësisë dhe punëve të brendshme në fushën e politikave të përbashkëta dhe e integroi Marrëveshjen e Shengenit në kuadrin ligjor të BE-së.
Traktati i Nicës
E ndryshoi mënyrën e vendimmarrjes dhe përbërjen e institucioneve në mënyrë që BE-ja të mund të funksiononte në mënyrë efektive pas pranimit të 10 shteteve anëtare të reja në vitin 2004.
Traktati i Lisbonës
Pas dështimit të Kushtetutës Evropiane, ky traktat e modernizoi punën operative të BE-së. E mënjanoi strukturën shtyllore, i prezantoi funksionet e Presidentit të Këshillit Evropian dhe të Përfaqësuesit të Lartë për Politikën e Jashtme, e forcoi rolin e Parlamentit Evropian dhe e bëri ligjërisht të detyrueshme Kartën e të drejtave themelore. Bazuar në këto marrëveshje, Bashkimi Evropian ka evoluar gradualisht përmes atributeve të mëvonshme kryesore. BE-ja u mundëson shteteve anëtare të punojnë së bashku për të mbrojtur interesat e tyre të përbashkëta dhe për të forcuar vendin e Evropës në skenën ndërkombëtare.
Ajo që shpesh mbetet e pathënë rreth traktateve të BE-së është se pas rregullave juridike qëndrojnë interesat politike të shteteve.
-Fuqia politike jo të gjitha shtetet kanë ndikim të njëjtë në vendimmarrjen evropiane.
-Interesat kombëtare cdo shtet përpiqet të mbrojë interesat e veta, edhe kur flet për interesin e përbashkët evropian.
Kompromisi vendimet evropiane shpesh janë rezultat i negociatave dhe marrëveshjeve politike.
Sovraniteti shtetet anëtare pranojnë të ndajnë një pjesë të kompetencave të tyre me institucionet e BE-së.
Zgjerimi: Përveç përmbushjes së kritereve, anëtarësimi i vendeve kandidate ndikohet edhe nga vullneti politik i shteteve anëtare.
Traktatet nuk janë vetëm dokumente juridike, ato i pasqyrojnë raportet e fuqisë, interesat kombëtare dhe vizionin politik për të ardhmen e Evropës.

