Burime nga Syri Tv, bëjnë me dije se 28 vjeçari, Erion Vishkulli, i cili sot pasdite u godit me plumb gome nga policia ka humbur shikimin në syrin e majtë.
Burimet nga bluzat e bardha konfirmojnë se djali ka shkëputje të bebes së syrit, dhe ka humbur shikimin.
Erion Vishkulli ishte duke protestuar kur u godit nga policia me plumb gome. Protestuesi u ndihmua dhe u largua nga zona me ndihmën e personave që ndodheshin pranë tij dhe u dërgua në spitalin e Traumës.
Erjon Vishkulli ishte pjesë e tifozave kuq e zi të cilët kanë përcjelle dhe një mesazh.
“Erioni si dhe shumë djem të tjerë që nuk u mungon asgjë në jetën familjare, i dalin në ballë Atdheut për një Shqipëri më të mirë. Shërim sa me te shpejtë. Lutemi për ty vlla”
Lexo dhe: Pamje të rënda/ Dhuna policore kalon çdo limit, qëllon me plumb gome në sy të riun protestues (EMRI)
Të paktën 13 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalet dhe poliklinikat e Tiranës pas protestës së sotme, sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 9 të lënduar, mes tyre 7 protestues dhe 2 përfaqësues të medias. Njëri prej protestuesve është dhe Erion Vishkulli.
Syri sjell dhe foto nga plumbat e gomës që u përdorën pa hesap nga policia ndaj të rinjve protestues dhe jo vetëm.

