Eurodeputetja Anna Strolenberg, ka reaguar ditën e sotme lidhur me kërcënimet e kryeministrit Edi Rama ndaj qytetarëve që protestojnë se do t’u ndalohet hyrja në Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, eurodeputetja i ka cilësuar këto pretendime si të pavërteta. Ajo u ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos dekurajohen nga ushtrimi i së drejtës për tubim.
“Jam informuar se shqiptarët po paralajmërohen nga Edi Rama se, nëse marrin pjesë në protesta, do t’u refuzohet hyrja në BE. Ky pretendim është i rremë!

Ju lutem, mos lejoni që pretendimet e rreme t’ju dekurajojnë nga ushtrimi i së drejtës suaj për t’u mbledhur në mënyrë paqësore. E di që situata është shqetësuese këto ditë. Qëndroni të sigurt!”, shkruan eurodeputetja Anna Strolenberg në postimin e saj në rrjetet sociale.

sqShqip