“Largimi” i Kurtit në fotografinë e publikuar nga Rama vjen në një kohë kur raportet mes dy kryeministrave nuk janë në nivelin e dikurshëm. Përplasjet politike dhe dallimet në qasje kanë lënë gjurmë në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës.

Ndërkohë, së fundmi, figura të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje kanë dalë në mbështetje të protestave në Shqipëri, ku janë dëgjuar thirrje për largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Kjo e shton dimensionin politik të raportit mes dy kryeministrave, në një kohë kur Rama përballet me protesta dhe kritika në vendin e tij, ndërsa Kurti dhe partia e tij kanë pasur qëndrime të ndryshme nga ato të kryeministrit shqiptar për zhvillimet politike në Shqipëri.

sqShqip