Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në ambientet e komunës prof. dr. Gjylymsere Kasapin, e cila është fituese e çmimit shtetëror “11 Tetori” për vitin 2026, për vepër jetësore në fushën e shkencës dhe arsimit.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur sot prof. dr. Gjylymsere Kasapin, fituese e çmimit shtetëror “11 Tetori” për vitin 2026.

Përmes një njoftimi, Kasami bëri të ditur se e ka uruar profesoreshën për këtë mirënjohje të lartë, e cila i është ndarë për veprën jetësore në fushën e shkencës dhe arsimit.

Ai vlerësoi punën e saj shumëvjeçare si profesoreshë universitare dhe kontributin e dhënë në arsimimin e brezave të rinj.

" "

“Duke nderuar njerëzit që ia kanë kushtuar jetën dijes, u tregojmë të rinjve se arsimi, puna dhe këmbëngulja janë vlera që meritojnë të ndiqen”, ka shkruar Kasami.

Në fund, kryetari i Tetovës shprehu mirënjohje për përkushtimin e profesoreshës Kasapi dhe për shembullin që ajo përfaqëson në fushën e arsimit dhe shkencës.

sqShqip