Lirohet Sasho Mijallkov, nuk do jetë as në arrest shtëpiak
Gjykata e Apelit ka vendosur që Sasho Mijallkovin ta obligojë me paraqitje, ndërsa i është konfiskuar edhe pasaporta, shkruan Alsat.
Kjo nënkupton që Mijallkov nuk do të qëndrojë as në arrest shtëpiak.
Garancia e vetme për sigurinë e tij është ajo financiare prej 11 milionë eurove.
Kujtojmë se ish-kreu i UBK-së, Sasho Mijalkov, ka ofruar garanci financiare prej mbi 11 milionë euro për uljen e masës së kujdesit nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Alsat merr vesh se Gjykata e Apelit ka pranuar garancinë.
Ankesa e Prokurorisë Publike kundër vendimit të Apelit për ndryshimin e masës së sigurimit nuk e anulon zbatimin e vendimit në këtë fazë. Domethënë, përkundër ankesës së Prokurorisë, Mijalkov do të lirohet nga paraburgimi!
Mijalkov është në paraburgim në Burgun e Shkupit që nga 26 shkurti. Ai u dënua me 12 vite burg për çështjen “Target – Kala” për përgjime të paligjshme dhe me 8 vite burg për çështjen “Thesari. “Titanik 2” dhe “Tortura” janë në gjyq, i cili është në prag të vendimit. Më 12 maj të këtij viti, prokuroria ka ngritur aktakuzë për rastin “Parcelat në Vodno”, ku në mesin e të dyshuarve është edhe Mijalkov.