Maqedoni

CEF: Banka Popullore e Maqedonisë është qendra e vërtetë e dijes, shembull në rajon

Banka Popullore është qendër e vërtetë e njohurive dhe mjet i rëndësishëm në sistemin institucional, si në vend ashtu edhe në rajon. Kjo është nga vlera e madhe për sfidat të cilat na vijnë, ndërsa në masë të madhe vijnë me procesin e digjitalizimit, trendet e reja në sektorin bankar dhe mbështetja e financave të gjelbërta. Kjo ishte potencuar në takimin ndërmjet guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska dhe drejtoreshës së Qendrës për Ekselencë në Financa (CEF) në Slloveni, Jana Repanshek.

Siç informojnë nga kabineti i guvernatores, nga CEF theksuan se banka jonë qendrore është shembull i shkëlqyeshëm për shumë institucione në rajon, për atë si duhet të funksionojë qendra e vërtetë e njohurive. Ishte potencuar se Banka Popullore gjatë gjithë kohës investon në ndërtimin e kapitalit njerëzor me cilësi të lartë, si dhe në përparimin e njohurive dhe shkathtësive të të punësuarve, që është parakusht për rritje të institucioneve dhe të vendeve në mënyrë të zgjuar, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

“Banka Popullore përveç asaj që ka për qëllim marrjen e njohurive, gjithashtu transferon njohuri dhe ekspertizë për nevojat e institucioneve tjera në vend dhe jashtë. Prej këtu, drejtoresha e CEF shprehu falënderim të madh për Bankën Popullore për përfshirjen e saj si një nga institucionet e partneritetit të cilat marrin pjesë në aktivitete për realizimin e qëllimeve të CEF sipas Planit strategjik. Gjithashtu, drejtoresha e CEF, theksoi se Banka Popullore është institucion i cili jashtëzakonisht është përkushtuar drejt arritjes së transparencës dhe komunikimit të mirë, që kontribuon edhe për përfitime edukative për opinionin”, thonë nga Kabineti i guvernatores.

Theksojnë se guvernatorja Angelovska-Bezhoska u falënderua pës bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm dhe mbështetjen nga CEF, si institucion që jep kontribut të madh në përforcimin e kapacitetit institucional në rajon. Megjithatë, ajo potencoi se Banka Popullore edhe në periudhën e ardhshme do ta vazhdojë bashkëpunimin me CEF në fushën e trajnimit profesional për të punësuarit, duke përdorur metodat e këmbimit të përvojave me bankat qendrore që janë anëtare të CEF, si dhe përmes trajnimeve të mëtutjeshme për fushat të cilat janë sfida në këtë moment për bankat qendrore, para se gjithash në fushën e mikrosupervizionit, përmirësimi i vazhdueshëm i rregullores bankare në pajtim me standardet evropiane dhe në fushën e vlerësimit të rreziqeve nga ndryshimet klimatike dhe ndikimi i tyre mbi sektorin financiar.

CEF është institucion edukativ për trajnime nga fusha e financave publike në Evropën Juglindore dhe është një nga partnerët kryesor të Bankës Popullore në këmbimin e njohurive dhe përvojës profesionale në njëzet vitet e fundit. Kjo qendër për trajnim e themelon punën në gjashtë shtylla: kulturë adekuate e organizimit dhe qëndrimit ndaj edukimit, lidhja e partneritet me institucionet ndërkombëtare të cilat mund të kontribuojnë në edukim, fondet për mësim dhe ndarje të njohurive, procesi i definuar i fitimit dhe ndarjes së njohurive, zbatimi i metodave për komunikim i cili çon drejt ndryshimeve dhe mekanizmit të vendosur për ndjekje dhe evaluim të aktiviteteve edukative.