May 19, 2024
Maqedoni

Blerim Sejdiu shet vakēfin nē fshatin Strimnicë, reagojnë qytetarët. Blerësi: Do ia dhuroj prap fshatit

Blerim Sejdiu shet vakēfin nē fshatin Strimnicë, reagojnë qytetarët. Blerësi: Do ia dhuroj prap fshatit (VIDEO)
Blerim Sejdiu shet vakēfin nē fshatin Strimnicë, reagojnë qytetarët. Blerësi: Do ia dhuroj prap fshatit (VIDEO)
Ndryshimi i fundit 23:56 22 Mars, 2024
Mbi 300 qytetarë të fshatit Strimnicë janë çuar në këmbë për të denoncuar një shitje të tokës si “vakëf” i fshatit ku kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu e ka shitur.

300 qytetarët kanë nënshkruar peticion për të parandaluar këtë shitje edhe pse siç shihet toka është shitur dhe ka një blerës.

Banorët e fshatit Strimnicë, e thonë hapur se Blerim Sejdiu e ka shitur tokën e cila është lënë për varreza.
“po e ka shitur kryeplakut të katundit se me çfarë çmimi e ka shitur nuk e di” thotë një banorë.
“kjo gjë është shumë e keqe, si mund ta shet një tokë e cila është vakëf” thotë një tjetër banor.
“E ka shitur më duket se ai ka marrë 23 mijë euro për vota dhe tash e ka shitur tokën e katundit” thotë një tjetër.

Ndërsa ish plaku i katundit thotë se nuk e ka blerë, por nga RM e ka kthyer për tju kthyer fshatit. Sipas tij ai posedon pasuri të madhe dhe nuk ka interes me ble tokë vakëf. Ai gjithashtu thotë se do ia kthej fshatit vakëfin.

Kryetari i katundit i cili është zgjedhur si ushtryes detyre i bashkësisë lokale, Rami Iseni thotë se Blerim Sejdiu e ka shitur tokën dhe ne mbi 300 nënshkrime kemi mbledhur për ta kthyer këtë tokë dhe ne e kemi shkarkuar edhe ish kryeplakun.

Nga ana tjetër Blerim Sejdiu ishte i pakapshëm për mediat, edhe pse e hapi telefonin për gazetarin Nevrij Ademi ai e mbylli sapo kuptoi se për çka bëhet fjalë.