April 25, 2024
Maqedoni

Publikohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,25 % në raport me vendimin e datës 13.12.2021.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të EURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshojnë, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 0,50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,189 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 39,864 den/kg.

Nga data 21.12.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 73,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 75,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 64,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 64,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 39,864 (denarë/kilogram)

Në periudhën e kaluar shtatëditore, çmimet referente në bursat botërore shënojnë rritje te benzina për 0,171 %, te nafta ka ulje për 0,742%, te vaji ekstra i lehtë gjithashtu ka ulje për 0,223 %, ndërsa te mazuti ka ulje për 0,487%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i ulët për 0,102%.