May 10, 2024
Maqedoni

Shkupi dhe Durrësi mbajnë rekord për magji të zezë, astrologia rrëfen për ritualet (Video)

Ritualet satanike janë përhapur shumë në vendin tonë, dhe për të folur mbi këtë temë në Emisionin e Mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri.Tv ishte e ftuar astrologia, Elena Demollari.

Demollari është shprehur se dy qytetet të cilët mbajnë rekord për magji të zezë janë Durrësi dhe Shkupi, ku ndër të tjera tregoi edhe se si fallxhoret bëjnë magji të zezë.

“Magjia e zezë ekziston të vërtetë, dhe ato që merren me këtë punë janë fallxhoret. Kam hasur disa klientë që i kam pyetur nëse kanë shkuar të marrin nuska. Ose hajmali. Këto janë një shkrim djallëzor ose punim me xhinde. Kohët e fundit magjitë e zezë janë shtuar shpesh njerëzit shkojnë në fallxhore për të krijuar magji të zeza. Shkupi dhe Durrësi janë qytetet që mbajnë rekord për magjitë e zeza.

Magjia e zezë kryhet nga tre ose katër persona që luten afër varrezave për ti bërë dikujt keq, kemi disa lloje magjish si ajo me lidhje të vdekurish, me foto të vdekurish, ke magji indiane, afrikane dhe janë magji shumë të forta.

Një çift i cili ka lidhur disa vite dhe presin për tu martuar ai që nuk e dëshiron këtë merr një foto të tyre dhe shkon te fallxhoret për ti larguar nga njëri tjetri.

Personat që bëjnë magjia të zezë përdorin perin e zi ku brenda në një ene hidhet helm gjarpri ose lloje barnash për magji të zezë ku bëhet përbërja e hidhet sipër fotos që ti dëshiron ti bësh magji të zezë. Kjo ka efektin që të bën efekt të keq në punë, familje dhe dashuri, ajo zakonisht bëhet natën.”