Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka njoftuar se përveç provimit të jurisprudencës, edhe të gjitha provimet profesionale do të mund të mbahen në gjuhën shqipe.

Përmes një statusi në Facebook, Sali ka bërë të ditur se ky zhvillim vjen pas 35 vitesh pritjeje.

“Ashtu siç premtuam, sot vjen lajmi i madh! Jo vetëm provimi i jurisprudencës, por të gjitha provimet profesionale do të mund të mbahen në gjuhën shqipe, pas 35 vitesh pritjeje!”, ka shkruar Sali.

Ai ka theksuar se po zgjidhen çështje që, sipas tij, kanë mbetur pezull për vite me radhë, pavarësisht se partitë që ishin në pushtet për dy dekada nuk i zgjidhën.

" "

“Urime shqiptarëve!”, ka përfunduar Sali.

sqShqip