Dëshirojmë të vijmë drejt një zgjidhjeje bashkëkohore, juridikisht përmbajtësore dhe të orientuar evropiane, e cila do t’i marrë parasysh nevojat e të gjithës tudentëve që përfitohen me arsimin e tyre të lartë juridik në gjuhë të ndryshme, deklaroi ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari para takimit me përfaqësuesit e fakulteteve juridike dhe studentëve, kushtuar zgjidhjeve të propozuara ligjore për dhënie të provimit të jurisprudencës.

Shasivari theksoi se kjo Qeveri ka përcaktim të qartë për respektim dhe avancim të të drejtave gjuhësore.

“Konsiderojmë se institucionet kanë obligim të krijojnë kushte për mundësi të barabarta me respektim të plotë të Kushtetutës, ligjeve dhe standardeve profesionale”, tha ai.

Theksoi se çështja për provimin e jurisprudencës po shqyrtohet dhe prandaj, siç tha, do të kërkohen argumente profesionale, respekt reciprok dhe dialog konstruktiv.

" "

“Nuk dëshirojmë që zgjidhjet ligjore të sillen prapa dyerve të mbyllura, ndërkaq studentët dhe fakultetet të vihen para aktit të kryer. Dëshirojmë proces në të cilin vërejtjet e tyre, propozimet dhe argumentet do të kenë peshë të vërtetë”, theksoi ministri para takimit.

Informoi se sot do ta prezantojnë modelin e propozuar, do ta sqarojnë bazën e tij juridike dhe do t’i dëgjojnë të gjitha pozitat.

Sipas tij, ndryshimet e propozuara kanë për qëllim vendosjen e baraspeshës së qartë mes respektimit të së drejtës së arsimimit dhe shfrytëzimit të gjuhës tjetër në të cilën kandidati i përfundon studimet juridike, nga njëra anë, dhe garantimin e një sistemi të vetëm, funksional dhe profesional juridik, nga ana tjetër.
​
“Përcaktimi ynë është propozimi përfundimtar të jetë i harmonizuar me standardet më të larta juridike evropiane. Prandaj do të kërkojmë edhe mendim nga Komisioni i Venecies si trupi këshilldhënës më me renome për çështje kushtetuese-juridike”, tha Shasivari.

sqShqip