Këngëtarja shqiptare Eli Malaj ka reaguar ndaj situatës së tensionuar në Shqipëri, ku prej ditësh po zhvillohen protesta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në Instagram, artistja u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shkojnë në Shqipëri dhe t’u bashkohen protestuesve.

“Duhet e gjithë Kosova me ardh për Shqipëri! O sot, o kurrë, kemi nevojë për njëri-tjetrin!”, ka shkruar Malaj, duke bërë thirrje për solidaritet mes shqiptarëve.

Reagimi i këngëtares vjen pas disa ditësh protestash të udhëhequra nga studentët dhe të rinjtë, të cilët, krahas kërkesave për kushte më të mira arsimimi dhe mundësi punësimi, po kërkojnë edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

" "
sqShqip