Gazetari Destan Jonuzi ka kritikuar ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, për atë që e cilëson si heshtje të diplomatit për protestat e studentëve në Shqipëri.

Në një status publik, Jonuzi vë në pikëpyetje qëndrimin e ambasadorit, duke e krahasuar reagimin e tij të mëparshëm gjatë protestave të studentëve në Maqedoninë e Veriut me qëndrimin aktual ndaj protestave në Shqipëri.

“Kur studentët protestonin në Maqedoninë e Veriut, zëri juaj dëgjohej qartë. Sot, kur studentët protestojnë në Shqipëri, diplomacia juaj duket se ka zgjedhur gjuhën e heshtjes”, shkruan Jonuzi.

Gazetari thekson se parimet demokratike nuk duhet të zbatohen në mënyrë selektive dhe se e drejta për të protestuar nuk njeh kufij shtetërorë.

" "

“Zoti Ambasador, kredibiliteti nuk matet me atë që thoni kur është e lehtë të flisni, por me atë që guxoni të thoni kur është më e leverdishme”, shprehet ai.

Në fund, Jonuzi e mbyll reagimin me pyetjen drejtuar ambasadorit: “A je kësajde, zoti Ambasador, apo solidariteti yt ndalet te kufiri?”

sqShqip