Protestuesit kanë vendosur të marshojnë drejt sheshit ‘Skëndërbe’, pas përplasjeve dhe arrestimeve brutale të Policisë ndaj studentëve.
Ata kanë vijuat të ecin përgjatë rrugës së Durrësit drejt Bankës së Shqipërisë, me thirrjet: ‘Digjni komunistat’, ‘Rama në burg’, duke i shoqëruar edhe me hedhjen e kapsolleve.
Sakaq paralelisht me marshimin e studentëve dhe gjimnazistëve, policë të veshur civilë po i shoqërojnë për të studiuar lëvizjet e tyre.
‘Poshtë diktatura’, vijon të jehojë thirrja e të rinjve teksa marshojnë, teksa nuk kanë kursyer as zemëratën ndaj civilëve.
"
"

