Komuna e Tetovës vazhdon mbështetjen për sektorin civil. Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e organizatave joqeveritare të përzgjedhura si përfituese në kuadër të thirrjes publike për mbështetjen e projekteve të sektorit civil, me ç’rast janë nënshkruar edhe kontratat përkatëse.

Përmes këtij procesi, synohet të mbështeten iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin e jetës kulturore dhe shoqërore në Tetovë, si dhe të forcohet bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile.

Qamili theksoi se mbështetja e sektorit civil mbetet një nga angazhimet e rëndësishme të Komunës, duke vlerësuar rolin që organizatat joqeveritare kanë në realizimin e projekteve në interes të qytetarëve.

Sipas tij, përmes këtyre projekteve synohet të krijohen më shumë mundësi për komunitetin dhe të rinjtë e Tetovës, si dhe të nxiten iniciativa të reja që ndikojnë pozitivisht në jetën e qytetit.

" "
sqShqip