Ejup Berisha

Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) është veçanërisht i gjatë dhe kompleks për shkak të kërkesave të rrepta ligjore, reformave të thella institucionale të cilat kërkohen dhe situatave komplekse gjeopolitike.

Disa faktorë kryesorë shpjegojnë pse integrimi i vendeve kandidate zgjat shumë.

Përputhja e ligjvënies së brendëshme “acquis communautaire”

" "

Për t’u anëtarësuar në BE, një vend kandidat duhet të përfshijë të gjithë legjvënien e BE-së në legjivënien e tij të brendëshme. Bisedimet ndahen në 35 kapituj tematikë të ndara në 6 grupe kryesore, që mbulojnë të gjitha fushat si: mjedisin, drejtësinë, bujqësinë, transportin, etj. Validimi i secilit prej këtyre kapitujve kërkon vite pune legjvënëse dhe zbatim të reformave strukturore nga vendet kandidate.

Respektimi i rreptë i kritereve të Kopenhagës

BE-ja refuzon ti pranojë vendet që nuk i respektojnë parimet themelore demokratike. Kërkesat përqendrohen kryesisht në sundimin e ligjit dhe stabilitetin e institucioneve demokratike, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kërkohet një ekonomi tregu e qëndrueshme dhe e aftë për të konkurruar brenda tregut të vetëm.

Rregulli I njëzëshmërisë e drejta e vetos

Çdo hap kyç në procesin e pranimit, qoftë hapja e një kapitulli negociatash, mbyllja e tij apo pranimi përfundimtar e kërkon pëlqimin e njëzëshëm të 27 shteteve anëtare të BE-së. Kjo do të thotë që një shtet anëtar mund ta bllokojë ose ta ngadalësojë të gjithë procesin e anëtarsimit për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe, historike ose politike me një vend kandidat.

Cilat janë veprimet e institucioneve të BE-së ndaj një shteti kandidat?

Komisioni Evropian duhet së pari të japë një opinion për secilën kërkesë pasi ta shqyrtojë atë. Ai e bëri këtë gjëmë 17 qershor 2022, për kërkesat e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, në një periudhë veçanërisht të shkurtër kohore. Opinioni ishte pozitiv për dy të parat, por negativ për Gjeorgjinë. Pasi Komisioni Evropian të ketë dhënë opinionin e tij, aplikimet duhet të pranohen njëzëri nga shtetet anëtare. Vendi më pas merr statusin e kandidatit. Më 23 qershor 2022, përsëri me një shpejtësi të konsiderueshme, 27 shtetet anëtare ia dhanë këtë status Ukrainës dhe Moldavisë. Fazat kryesore të procesit, duke përfshirë hapjen e negociatave, hapjen ose mbylljen e përkohshme të grupeve dhe kapitujve si dhe miratimin e traktatit të pranimit, kërkojnë pëlqim të njëzëshëm të shteteve anëtare. Për t’u anëtarësuar në BE, një vend duhet, në veçanti, ti përmbushë tre kritere kryesore (“kriteret e Kopenhagës”) të cilat janë kushtet për integrimin si.

-Institucione të qëndrueshme që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe respektimin dhe mbrojtjen e pakicave;

-Një ekonomi tregu e qëndrueshme dhe aftësia për të konkurruar dhe për të marrë pjesë në tregun e Bashkimit Evropian;

-Acquis communautaire, d.m.th. aftësia për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit, dhe në veçanti për t’iu përmbajtur objektivave të bashkimit politik, ekonomik dhe monetar.

Cili është kapaciteti i vetë BE-së për integrim

Bashkimi Evropian duhet të sigurojë që mirëpritja e anëtarëve të rinj të mos e paralizojë funksionimin e vet. Ardhja e vendeve të reja paraqet sfida buxhetore siç është ndarja e ndihmës bujqësore dhe fondeve të kohezionit si dhe kërkon që BE-ja të reformojë sistemin e vet të votimit për të shmangur bllokimin institucional. Procesi nuk po përparon me të njëjtin ritëm për të gjithë. BE-ja momantalisht ka nëntë vende kandidate zyrtare dhe një kandidat potencial.

Statusi aktual i kandidatëve

Mali i Zi i ka hapur të gjitha kapitujt e bisedimeve dhe synon të bëhet shteti i 28-të anëtar I BE-së deri në vitin 2028. Shqipëria po bën përparim të konsiderueshëm në rrugëtimin drejt BE-së. Vendi kohët e fundit ka arritur momente të rëndësishme dhe ka mbyllur disa kapituj kyç. Ukraina dhe Moldavia kandidaturat e tyre u përshpejtuan për arsye gjeopolitike pas pushtimit rus. Negociatat po përparojnë me shpejtësi pavarësisht luftës së vazhdueshme në Ukrainë. Serbia dhe Maqedonia e Veriut me proceset e tyre po përparojnë më ngadalë për shkak të tensioneve politike rajonale dhe reformave të brendshme të vonuara. Bosnja dhe Hercegovina dhe Gjeorgjia kohët e fundit morën statusin e kandidatit, por përparimi i tyre është penguar nga paqëndrueshmëria e konsiderueshme e brendshme politike. Për Turqinë bisedimet e pranimit kanë ngecur (ngrirë) që nga viti 2016 për shkak të rënies demokratike dhe tendencave autoritare të vendit. Kosova. e konsideruar si kandidate potenciale, ajo e ka paraqitur aplikim në vitin 2022, por nuk njihet nga pesë anëtarë të BE-së. Për të përshpejtuar ritmin pa destabilizuar Evropën, BE tani po propozon një parim të integrimit gradual. Kjo do t’u lejonte vendeve më të merituara të përfitonin nga përparsi të caktuara të tilla si qasja në pjesë të tregut të vetëm ose te financimi. Nëse i konfirmojnë reformat e tyre, pa pritur për anëtarësim të plotë, i cili do të zgjasë ende disa vite.

Cilat shtete janë duke pritur më gjatë dhe cilat më shkurt?

Pritje më të gjatë kanë Turqia dhe Ballkani Perëndimor. Rekordin e të gjitha kohërave e ka Turqia e cila statusin e kandidatit e ka që nga viti 1999 ndërsa bisedimet i ka filluar në vitin 2005. Cili është statusi I tanishëm? Bisedimet e saj të pranimit janë ngrirë apo zyrtarisht janë bllokuar që nga viti 2019 për shkak të mosmarrëveshjeve të thella politike dhe mbetjes prapa me demokracinë këto janë vërejtjet e BE-së në raport me Turqinë. Sa i përket shteteve të Ballkanit Maqedonia e Veriut është duke pritur shumë gjatë. Vendi statusin e kandidatit e ka marrë më 17 dhjetor të vitit 2005 por bisedimet kanë filluar në vitin 2022. Pengasat që Maqedonia të antarsoshet në BE njëhere ishin nga Greqia dhe tani janë nga Bullgaria

Rruga më e shkurtër ose më e afërt

Vendi më i afërt me hyrjen në BE është Mali i Zi. I njejti statusin e kandidatit e ka marrë në vitin 2010 ndërsa bisedimet janë hapur në vitin 2012. Kandidati më i përparuar në listë është Ukraina që ka hapur më shumë kapituj bisedimesh dhe momentalisht konsiderohet vendi kryesor në pozicion për ta përfunduar pranimin e tij në BE dhe ate në të ardhmen e afërt bashk me Shqipërinë. Shqyrtimet e aplikimeve me shpejtësi janë për shkaqe gjeopolitike. Ky është rasti me Ukrainën dhe Moldavinë. Të dyja statusin e kandidatit e kanë marrë në mujain qershor të vitit 2022 ndërsa bisedimet me to janë hapur në muajin dhjetor të vitit 2023. Pas pushtimit rus të Ukrainës, BE-ja ua dha statusin e kandidatit këtyre dy vendeve në kohë rekorde vetëm disa muaj pasi ato i dorëzuan aplikimet e tyre. Megjithatë, edhe pse procesi politik ishte jashtëzakonisht i shkurtër, integrimi i të gjitha ligjeve evropiane në ligjvënien kombëtare mbetet një aktivitet i gjerë dhe do të zgjasë shumë vite. Komisioni Evropian paraqet progresin e vendeve kandidate të BE-së

A mund të shkurtohet afati i pritjes për antarsimin e vendeve për në BE?

Po, afati i anëtarësimit në BE mund të përshpejtohet nëse ka vullnet të fortë politik dhe reforma të shpejta, por nuk ekziston një “shkurtim” ligjor apo afat i fiksuar minimal. Çdo shtet duhet ti plotësojë të njëjtat kritere të rrepta përpara se të bëhet shtet anëtar i plotë në BE.

Shpejtësia e procesit varet kryesisht nga tre faktorë

Nga Zbatimi i reformave: Sa më shpejt që shteti t’i përshtatë ligjet dhe standardet e tij me ato të BE-së (përmbushja e kapitujve).

Me vendim të njëzëshëm. Të gjitha shtetet aktuale anëtare të BE-së duhet të bien dakord njëzëri për çdo hap.

Nga Konteksti gjeopolitik. Në raste të veçanta, BE-ja mund të përshpejtojë fazat fillestare (si dhënien e statusit kandidat), por procesi i bisedimeve kërkon sërish kohë të konsiderushme.

sqShqip