Zjarr ka shpërthyer në një trafostacion në fshatin Likovë, me ç’rast u dëmtua edhe një veturë e parkuar “seat altea”, kumtuan sot nga SPB Kumanovë.

Zjarri në polici u denoncua sot në ora 3:43 nga Sh.A. nga fshati Likovë. Njësia zjarrfikëse territoriale e ka shuar zjarrin, me ç’rast nuk ka persona të lënduar.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB Kumanovë.

sqShqip