Në Maqedoninë e Veriut pritet të aplikohet koncepti i ri në arsim, sipas të cilit nxënësit do të qëndronin në shkollë nga ora 8:00 deri në 16:30, në kuadër të mësimit me një ndërresë dhe qëndrimit gjithëditor.

Përveç orëve të rregullta, dita do të jetë e mbushur me aktivitete interaktive, sport, seksione të ndryshme, mësimin e gjuhëve të huaja, si dhe kohë për kryerjen e detyrave të shtëpisë brenda shkollës.

Sipas strategjisë të ministrisë, ideja është që nxënësit t’i përfundojnë shumicën e obligimeve shkollore gjatë ditës, pa pasur nevojë të vazhdojnë me detyra shtëpie pas kthimit në shtëpi.

Në këtë mënyrë, orët e pasdites do t’i kushtoheshin familjes, pushimit dhe interesave personale.

" "

Sipas paralajmërimeve, ky model do të mund të kontribuonte në rezultate më të mira arsimore dhe një ditë shkollore më të organizuar, por realizimi i tij do të varet edhe nga kushtet nëpër shkolla.(INA)

sqShqip