Si ç’do herë, Kosovq edhe kësaj radhe ka marë një urim të sinqertë nga Kroacia. Bëhet fjalë për mesazhin e presidentit kroat Zoran Milanoviq me rastin e zgjedhjes së Justina Shiroka Pulës për presidente të Kosovës, transmeton portali Lideri.mk.

Milanoviq ka shprehur gatishmërinë e Kroacisë për mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

“Kroacia do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe formatet e bashkëpunimit rajonal, me theks të veçantë në anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Shpresoj për një mundësi të shpejtë për një takim personal dhe shkëmbim pikëpamjesh mbi perspektivat e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tona”, ka shkruar ndër të tjera në letrën e urimit, Milanoviq./Lideri

sqShqip