Haliti thotë se Alternativa kërkon mos të ketë shtrenjtim të rrymës për 40 për qind
Haliti Nga Alternativa deklaroi në emisionin “Rruga Drejt” se me Qeveri Stabile Do Të Zbutet Kriza Ekonomike, Energjetike Dhe Politike. Ai premtoi se Alternativa do të përdor gjitha mekanizmat që të mos lejohet shtrenjtim 40 për qind i rrymës elektrike, siç po kërkohet nga kompanitë energjetike.
“Rryma elektrike mos të rritet më shumë se 20% – kërkesa jonë është në interes të qytetarëve. Për ne me rëndësi është interesi i qytetarëve, me qeveri stabile do të zbutet kriza energjetike, ekonomike dhe politike”, kështu ka thënë për Alsat M, anëtari i Kryesisë Qendrore të Alternativës, Admirim Haliti.