April 29, 2024
Maqedoni

Vrasje në fshatin Matkë të Komunës së Sarajit

Sonte rreth orës 21:00 në fshatin Matkë të Shkupit ka ndodhur një ngjarje e rëndë me pasoja fatale. Sipas informacioneve jozyrtare një gjuetar ka qëlluar një banor të fshatit të moshës rreth 40 vjeçare në afërsi të hyrjes së fshatit, njofton Derveni.info.

Forca të shumta policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe prokurori kujdestar me ekipin e tij.