October 15, 2024
KosovëMaqedoni

Fshati Sllupçan nuk lejon të rikonstruohet rrjeti elektrodistributiv i EVN

Sot ekipeve të EVN-së janë kërcënuar me jetë në fshatin e Kumanovës, Sllupçan, gjatë përpjekjes për të filluar me aktivitete për rikonstruim dhe modernizim të rrjetit.

Një turmë prej 200 fshatarëve në mënyrë të organizuar e kanë bllokuar hyrjen e fshatit dhe nuk i kanë lejuar ekipet e EVN të punojnë.

Nga EVN me qëndrim se për situatën do ta informojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të gjithë institucionet tjera kompetente.

Nga EVN thonë që rikonstruimet e tilla të rrjetit janë të nevojshme që të përmirësohet tensioni elektrik dhe të mundësohet matje e saktë e energjisë elektrike të harxhuar të konsumatorëve të fshatit, që në të ardhmen të mos ballafaqohen me defekte.

“Për sa kohë që konsumatorët nuk lejojnë që të punohet, do të ballafaqohen me ndërprerje të furnizimit dhe defekte serioze si rezultat i vjedhjeve dhe keqpërdorimeve të vazhdueshme në rrjet. Defektet do të mënjanohen vetëm nëse krijohen kushte normale për punë” informojnë nga EVN.

Humbjet e përgjithshme për shkak të vjedhjeve në fshatin Sllupçan arrijnë mbi 1 milion euro, përkatësisht rreth 6 GWh. Në përqindje, 80% e energjisë vjetore të konsumuar vidhet, ndërsa vetëm një e treta e 20% të energjisë së faturuar paguhet.