Një pjesë e Qendrës, Sarajit dhe Gjorçe Petrovit nesër nuk do të kenë energji elektrike
Pa energji elektrike nesër do të jenë një pjesë e konsumatorëve të komunave Qendër, Saraj dhe Gjorçe Petrov. Ndërprerja e energjisë elektrike vjen për shkak të punimeve teknike.
Në orën prej 9 deri 14 pa energji elektrike nesër do të jenë konsumatorët e rrugës Stiv Naumov ndërtesa 102-G dhe 102-D në Komunën Qendër dhe nga ora 9:30 – 13:30 konsumatorët e fshatrave: Kondovë, Lubin, Svillare e Poshtme dhe e Epërme, Rashçe, Kopanicë, Radushë, Dvorcë, Orashje, Graçan në Komunën e Sarajit, si dhe lagjja e quajtur Vele Pole dhe një pjesë e fshatit Kuçkovë në Komunën e Gjorçe Petrovit.