Deputetja e VLEN-it, Feride Haxhiu, ka përshëndetur trajtimin e rastit të dhunës ndaj dy të rinjve në Saraj, pas vendimit për suspendimin e gjashtë policëve të përfshirë.
Haxhiu bëri të ditur se, pas komunikimit me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, rasti u trajtua me seriozitet dhe në kohë rekord.
Ajo theksoi se suspendimi i policëve është një hap konkret drejt zbardhjes së plotë të rastit dhe vendosjes së përgjegjësisë.
“Nuk ka tolerancë ndaj dhunës, nuk ka mbrojtje për askënd që shkel ligjin dhe nuk ka kompromis me drejtësinë”, ka shkruar Haxhiu, duke nënvizuar se siguria dhe dinjiteti i qytetarëve janë mbi çdo interes dhe se ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë.
"
"

