Dy zyrtarë policorë, një maqedonas dhe një boshnjak, dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas zbulimit të rastit të rrahjes brutale të dy shqiptarëve.

Ndërkohë, avokati i policëve të tjerë të përfshirë në rast i ka kërkuar Prokurorisë që t’u garantohet siguria klientëve të tij, pasi, sipas pretendimeve, ata kanë marrë kërcënime me vdekje.

Sipas informacioneve paraprake, kërcënimet për sigurinë personale dyshohet se kanë qenë një nga arsyet që dy zyrtarët policorë janë larguar nga vendi.

Ndërkohë, pritet që Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të ndërmarrë masa për dy policët që dyshohet se kanë braktisur institucionin policor, përfshirë edhe lëshimin e fletarresteve, nëse kjo konfirmohet nga organet kompetente.

" "

Deri më tani, këto informacione kërkojnë konfirmim zyrtar nga institucionet përkatëse.

sqShqip