Maqedoni

Pendarovski pritet me ceremoni shtetërore në Prishtinë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka arritur në Prishtinë, ku është pritur me ceremoni të lartë shtetërore nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Aktualisht Presidentja Osmani dhe presidenti Pendarovski janë duke zhvilluar një takim, ndërsa pas takimit dy presidentët do të mbajnë një konferencë shtypi.

Pas takimit me presidenten Osmani, presidentin Pendarovski do ta pres edhe kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca./Telegrafi/