Lajmet e reja

Ngrirje e re e çmimeve, ja cilat produkte do të përfshihen

Qeveria i ngriu edhe çmimet e vezëve, orizit dhe brumërave, shkruan Alsat.

Pas publikimit të këtij vendimi të qeverisë në gazetën Zyrtare, çmimet e këtyre tre produkteve, qofshin ato vendore ose të importuara, do të shiten me çmimet që kishin më 1 dhjetor të këtij viti. Kjo masë e propozuar nga Ministria e Ekonomisë synon të parandalojë rritjen e mëtejshme të çmimeve të ushqimeve bazë. Më herët qeveria ngriu edhe çmimet e bukës, vajit, qumështit, sheqerit, miellit, mishit dhe djathit. Komuniteti i biznesit ka paralajmëruar se ky lloj parandalimi është i rrezikshëm dhe mund të bëjë që disa prej produkteve të zhduken nga raftet e dyqaneve derisa masa është në fuqi./Alsat.mk