Kosovë

Bashkim Jashari gradohet me gradën më të lartë, Gjenerallejtënant

Sot, Komandanti i Ushtrisë së Kosovës, Bashkim Jashari, nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është graduar me gradën më të lartë, Gjenerallejtënant.

Kjo gradë për Komandantin e FSK-së, për nipin dhe bashkëluftëtarin e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, është edhe një përgjegjësi më shumë për t’ i shërbyer vendit denjësisht ashtu sikurse 23 vite me parë.

Jam i bindur që Bashkimi ashtu sikurse ushtarët tjerë të Kosovës, me krenarinë më të madhe do të jetësojnë amanetin e heronjve e dëshmorëve tonë duke fuqizuar e lartësuar ushtrinë tonë të ndërtuar mbi themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.