Bashkëkryetari i Vlen dhe kryetar i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me shkollën “Idnina”, me qëllim që nxënësit të kenë mbështetjen e nevojshme gjatë periudhës së zhvendosjes së përkohshme.

Sipas Mexhitit, shkolla “Idnina” po ndërtohet nga e para, me kushte moderne dhe të përshtatura për fëmijët me nevoja të veçanta. Deri në përfundimin e objektit të ri dhe kthimin e nxënësve në shkollën e tyre, Komuna e Çairit do të sigurojë një sërë mundësish dhe shërbimesh pa pagesë.

Në kuadër të marrëveshjes parashihet transport falas dhe i sigurt për nxënësit nga Çairi, përdorim falas i pishinës komunale, si dhe qasje falas në sallën sportive “Shaban Tërstena”. Gjithashtu, do të organizohen aktivitete të përbashkëta edukative dhe sportive.

Mexhiti theksoi se zhvendosja e përkohshme nuk duhet të nënkuptojë më pak mundësi për fëmijët.

" "

“Përkundrazi, gjatë kësaj periudhe duam që fëmijët të vazhdojnë të kenë hapësira, aktivitete dhe mundësi për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të qenë pjesë aktive e shoqërisë”, ka deklaruar Mexhiti.

Ai shtoi se barazia në mundësi duhet të vlejë për çdo fëmijë të Çairit, duke përmbyllur mesazhin me: “Premtimet po i realizojmë.”

Nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi me shkollën “Idnina”, me një qëllim të qartë: asnjë fëmijë të mos mbetet pa mbështetje gjatë periudhës së zhvendosjes.

Shkolla “Idnina” po ndërtohet nga e para, me kushte moderne dhe të përshtatura për fëmijët me nevoja të veçanta. Deri në përfundimin e objektit të ri dhe kthimin e nxënësve në shkollën e tyre, Komuna e Çairit do të sigurojë:

– Transport falas dhe të sigurt për nxënësit nga Çairi;
– Përdorim falas të pishinës komunale;
– Qasje falas në sallën sportive “Shaban Tërstena”;
– Aktivitete të përbashkëta edukative dhe sportive

Sepse zhvendosja e përkohshme nuk duhet të nënkuptojë më pak mundësi.

Përkundrazi, gjatë kësaj periudhe duam që fëmijët të vazhdojnë të kenë hapësira, aktivitete dhe mundësi për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të qenë pjesë aktive e shoqërisë.

Barazia në mundësi duhet të vlejë për çdo fëmijë të Çairit.

Premtimet po i realizojmë.

sqShqip