Mbi 5 milionë euro janë kursyer nga qytetarët dhe bizneset gjatë vitit të parë të funksionimit të SEPA-s, përmes tarifave më të ulëta të pagesave, bëri të ditur zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore, gjatë kësaj periudhe janë realizuar mbi 581 mijë transaksione, me vlerë rreth 11 miliardë euro, ndërsa tarifat janë ulur deri në gjashtë herë për qytetarët dhe deri në nëntë herë për kompanitë.

“Integrimi evropian sjell përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset. Pagesa më të lira, më pak shpenzime për familjet dhe më shumë mundësi për bizneset janë përfitime të prekshme të afrimit me Evropën”, theksoi Sali.

Ai shtoi se këto rezultate përbëjnë një tjetër arsye për të vazhduar avancimin e integrimit evropian.

" "
sqShqip