Në Qendrën për Shëndet Publik Tetovë janë shpërndarë vendime të reja pune, duke e çuar në 10 numrin e vendimeve të dhëna gjatë rreth nëntë muajve të fundit, njoftoi drejtori i institucionit, Shaqir Zulbeari.

Sipas Zulbearit, në kuadër të këtyre vendimeve, institucionit i janë bashkuar 3 mjekë, 3 laborantë dhe 1 teknik ushqimor, duke forcuar kapacitetet profesionale dhe përgatitjen e institucionit për sfidat e ardhshme.

Zulbeari theksoi se veçanërisht e rëndësishme është krijimi i vendeve të përhershme të punës, pasi, siç u shpreh ai, pas çdo vendi pune qëndron një njeri, një familje dhe më shumë siguri.

“10 vendime në 9 muaj janë një rezultat, por për mua janë mbi të gjitha një përgjegjësi për të vazhduar edhe më shumë”, tha Zulbeari.

" "

Ai falënderoi kolegët për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre të përditshëm, duke theksuar se puna do të vazhdojë me synimin për forcimin e mëtejshëm të institucionit dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët.

sqShqip