Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, ka reaguar ndaj akuzave të Aleancës për Shqiptarët lidhur me përzgjedhjen e “mësimdhënësve më të mirë” për vitin shkollor 2025/2026.

Sulejmani thotë se konkursi nuk është organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, por nga Lidhja e Punonjësve të Arsimit, e cila, sipas tij, ka përcaktuar kriteret dhe ka zhvilluar procesin e përzgjedhjes.

“Ministria nuk ka shpallur konkursin dhe nuk ka zgjedhur fituesit”, shkruan Sulejmani.

Ai thekson gjithashtu se këtë vit nuk është paraqitur asnjë kandidat shqiptar, ndaj, sipas tij, mungesa e shqiptarëve në listën e fituesve nuk mund t’i atribuohet Ministrisë dhe as të paraqitet si “përjashtim institucional”.

" "

Sulejmani sqaron edhe pjesëmarrjen e ministres në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, duke thënë se ajo ka marrë pjesë si e ftuar.

“Para se të bëhen akuza dhe të krijohen ‘skandale’ politike, duhet të verifikohen faktet”, përfundon Sulejmani.

sqShqip