Dauti: Kjo Qeveri e ka hallin e numrave, dhe jo të qytetarëve që ballafaqohen me shumë kriza
Koordinatorja e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin “Rruga Drejt” në TV ALSAT, tha se që nga formimi i kësaj Qeverie e ka pasur që ta ruan vetvete, pra 61 deputetë, përcjell in7
“Duke qënë në këtë betejë për ta mbrojtur dhe ruajtur vetveten ka harruar të mbrojë ata që duhet, pra qytetarët e vendit. Në këtë aspekt përderisa zhvillohej kjo betejë në prapaskenë zhvillohen shumë kriza, duke filluar nga kriza ekonomike, shëndetësore, krizë edhe në arsim, së fundmi ju shtua kriza energjetike. Këto i përmendi ngase ishin shumë të theksuara dhe janë edhe tani për qytetarin e vendit”, deklaroi Ilire Dauti, ASH.
Ajo tha se në asnjë moment kjo Qeveri nuk ka nxjerr në rend të parë jetën dhe gjithë rrezikun që i kanoset qytetarit drejtpërdrejt por ka vazhduar të kujdeset vetëm për veten./in7.tv/
RELATED TOPICS:
UP NEXTProtestë në