Kryeministri i Sllovenisë, Janez Janša, ka kritikuar politikën e migracionit dhe punësimin e fuqisë së huaj punëtore, duke përmendur në mënyrë të veçantë punëtorët që vijnë nga Kosova.

Gjatë Kongresit të Menaxhmentit në Portorož, Janša deklaroi se punëtorët nga Kosova që punojnë në ndërmarrjet publike me paga minimale dhe sjellin familjet e tyre në Slloveni, sipas tij, nuk krijojnë vlerë të shtuar për vendin nga këndvështrimi kombëtar.

“Dikush që vjen nga Kosova dhe punon në një kompani komunale, merr pagë minimale dhe sjell familjen, por nga pikëpamja kombëtare nuk ka vlerë të shtuar”, deklaroi Janša.

Kryeministri slloven kritikoi gjithashtu numrin e madh të lejeve të punës për shtetasit e huaj, duke bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar janë lëshuar rreth 150 mijë leje të tilla.

" "

Sipas tij, politika aktuale e migracionit është e gabuar, ndërsa Sllovenia ka nevojë për një drejtim të ri zhvillimor.

Janša kritikoi edhe administratën shtetërore, duke përmendur rreth 22 mijë rregullore dhe afro 200 mijë të punësuar në sektorin publik.

Ai gjithashtu theksoi se Sllovenia ndodhet në një pikë kthese për sa i përket përcaktimit të drejtimit të ardhshëm ekonomik dhe zhvillimor të vendit.

Gjatë fjalimit, kryeministri slloven përmendi edhe afrimin e Kroacisë me standardin ekonomik të Sllovenisë, si dhe rëndësinë e referendumit të ardhshëm për ligjin e ndërhyrjeve, të cilin e lidhi me zhvillimin e vendit.

sqShqip