Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, së bashku me ministrin e Ekonomisë, u takua me banorët e Çellopekut të Poshtëm, ku prezantuan planprogramin për zhvillimin dhe ndryshimin në komunë.

Huseini theksoi se programi është hartuar mbi nevojat konkrete të banorëve dhe synon projekte të realizueshme për çdo vendbanim.

“Bërvenica ka nevojë për punë konkrete dhe projekte që prekin drejtpërdrejt jetën e banorëve. Bashkë me ekipin tonë dhe me mbështetjen e institucioneve qendrore, do ta sjellim këtë ndryshim në çdo vendbanim të komunës”, tha Jakup Huseini.

Takimi me banorët e Çellopekut të Poshtëm ishte pjesë e angazhimeve të Huseinit në terren, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale.

" "
sqShqip