Kryeparlamentari Afrim Gashi të premten ka pritur në takim artistin e mirënjohur, Bajrush Mjaku.
‘Pata kënaqësinë të takoj artistin e mirërnjohur Bajrush Mjakun, që për më shumë se pesë dekada ka qenë pjesë e pandashme e skenës sonë. Shfrytëzova rastin ta përgëzoj për 53 vite karrierë artistike, të mbushura me pasion, përkushtim dhe dashuri për skenën. Biseduam për artin, kulturën dhe rolin që ato kanë në formësimin e shoqërisë dhe brezave të rinj’, ka shkruar Gashi pas takimit.
Ai shtoi se ishte një takim me shumë vlerë, me një artist që ka ditur ta kthejë përvojën në art dhe artin në kujtesë.

