Një seri aksionesh policore në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Veles dhe Strumicë ka rezultuar me privimin nga liria të 25 personave dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike.
Në Shkup janë ndaluar 17 persona, ndërsa gjatë kontrolleve janë gjetur marihuanë dhe lëndë të ndryshme pluhurore e kokërrzore, si dhe metadon e tableta.
Në Tetovë dhe rrethinë janë privuar nga liria tre persona, te të cilët është gjetur marihuanë dhe një lëndë pluhurore.
Në Kumanovë, Veles dhe Strumicë janë ndaluar edhe tre persona të tjerë, ndërsa gjatë bastisjeve janë sekuestruar marihuanë, bimë kanabisi, lëndë narkotike, peshore digjitale dhe të holla.
Pas dokumentimit të rasteve, policia njofton se ndaj të dyshuarve do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

