Si pasardhës i një familje që në vitin 1971 u shpërngul nga ish-Jugosllavia drejt Turqisë, plot 55 vite më vonë, në vitin 2026, i riu Omer Nebiu, para dy ditësh ka bërë dasmën në Shkup. Momentib e bën edhe më emocional fakti se ai ka vendosur që edhe të jetojë tani e tutje në vendlindjen e paraardhësve, shkruan portali Lideri.mk.

Njoftimin, përmes një postimi pkot emocione e ka bë vëllai i tij, Fatih Nebiu,

Në vazhdim sjellim postimin e tij të plotë në gjuhën shqipe dhe turke:

Si pasardhës të një familjeje që në vitin 1971 u shpërngul nga ish-Jugosllavia drejt Turqisë, sot, plot 55 vite më vonë, në vitin 2026, po dëshmojmë një moment shumë të veçantë. Vllau im Omeri, nipi i Nazifit djalit të Elmasit, e boni dasmën e tij në mëmëdheun tonë, Shkup, dhe pjesën e mbetur të jetës do ta kalojë duke jetuar përsëri në Shkup. Jeta ndonjëherë mund të jetë shumë e pamëshirshme. Askush prej nesh nuk e di se në cilat pika kthese do të na çojë fati, apo se ku dhe si do të jetojmë pas shumë vitesh. 15–20 vite më parë flisnim me shqetësim për asimilimin, ndërsa sot, në të njëjtat troje, e ndiejmë dhe e jetojmë me krenari se nuk do të asimilohemi, duke ruajtur identitetin, kulturën dhe lidhjet tona. Ndoshta disa histori nuk përfundojnë me emigrimin, por plotësohen një ditë kur njeriu kthehet përsëri në vendlindje. Qoftë e bekuar martesa juaj, qoftë shtëpia juaj e mbushur me paqe dhe jeta juaj plot lumturi, vëllai im.

" "

🇹🇷 1971 yılında, dönemin Yugoslavya’sından Türkiye’ye göç eden bir ailenin torunları olarak, bugün tam 55 yıl sonra, 2026 yılında çok anlamlı bir ana tanıklık ediyoruz. Elmas oğlu Nazif’in torunu, kuzenim Ömer, düğününü memleketimiz Üsküp’te gerçekleştirdi ve hayatının geri kalanını yeniden Üsküp’te yaşayarak geçirecek. Hayat bazen çok acımasız olabiliyor. Kaderin bizi hangi kırılma noktalarına sürükleyeceğini, yıllar sonra nerede ve nasıl bir hayat yaşayacağımızı hiçbirimiz bilemiyoruz. 15-20 yıl önce asimilasyondan endişeyle söz ederken, bugün aynı topraklarda kendi kimliğimizi, kültürümüzü ve bağlarımızı koruyarak asimile olmayacağımızı gururla yaşayarak hissediyoruz. Belki de bazı hikâyeler, göç etmekle değil; bir gün yeniden memlekete dönmekle tamamlanıyor. Düğününüz hayırlı, yuvanız huzurlu ve ömrünüz mutlulukla dolu olsun kardeşim./Lideri

sqShqip