Qytetarët e Maqedonisë në numrin 191 mund të denoncojnë rritjen e çmimeve për produktet e “ngrira”
Qytetarët e Maqedonisë kanë mundësi që të paraqiten në numrin telefonik të Inspektoratit Shtetëror të Tregut 191 në rast se vërejnë rritje të çmimeve të prodhimeve që u është ngrirë çmimi.
Në këtë linjë telefonike, qytetarët do të mund të denoncojë parregullsitë e tregtarëve të cilët nuk e respektojnë Vendimin për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë.
Kujtojmë se në bazë të Vendimit të shpallur në Gazetën Zyrtare, duke filluar nga data 06.12.2021, ngrihen çmimet e aplikuara më 01.12.2021 në tregtinë me shumicë dhe pakicë të: bukës, sheqerit, miellit – tip 400, vajit të lulediellit për gatim, qumështit të freskët me yndyrë prej 2,8%, 3,2% dhe 3,5%, mishit dhe produkteve të mishit dhe djathit dhe gjizës.
Po ashtu u paralajmërua ngrirje të çmimit edhe për vezët, orizin dhe makaronat.