Sipas njoftimit të familjes, sot, në Cyrih, ka ndërruar jetë atdhetari Shefket Musliu, me vendbanim në Gjilan.

Shefket Musliu ishte një ndër veprimtarët e orëve të para në organizimin e demonstratave në mërgatën shqiptare, në përkrahje të Pranverës së Madhe të vitit 1981.

Ai ishte bashkëpunëtor i Heroit Kadri Zeka në organizimin e manifestimeve të shumta në Evropë, si dhe një ndër propaganduesit dhe shpërndarësit e trakteve dhe të shtypit të fshehtë, “Liria” dhe “Zëri i Kosovës”.

sqShqip