Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Çairit Izet Mexhiti ka zhvilluar takime të shumta gjatë qëndrimit në Nju Jork, e mes tyre është takuar edhe me mikun e tij të vjetër, Ylber Pilku.
“Në takim biseduam për ndryshimet pozitive pas ardhjes së VLEN-it në pushtet. Theksuam edhe ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në Dibër me zgjedhjen e ktyetarit të ri Fisnik Mela.
Kryetari Mexhiti shprehu gatishmërinë e qeverisë për të afruar sa më shumë diasporën me vendlindjen si në sferën e ekonomisë, poashtu edhe në kulturë, arsim e sfera tjera. Kjo është për tu përshëndetur nga ne si mërgimtarë”, deklaroi Pilku duke njoftuar për temat e takimit.
Më shumë se zyrtarë, takimi i tyre ka qenë miqësor, sepse njohja është e kamotshme. Janë diskutuar shumë tema se si mund të rritet kontributi i mërgatës për vendlindjen, veçanërisht përmes investimeve ekonomike, shkruan portali Lideri.mk.
Mexhiti gjatë qëndrimit në Nju Jork ka marë pjesë edhe në Mbrëmjen Gala të Këshillit Shqiptaro Amerikan, ku kanë marë pjesë figur të rëndësishme shqiptare dhe amerikane.
Kush është Ylber Pilku?
Ylber Pilku është dhe një veprimtar i spikatur në SHBA. Me pak fjalë, nuk ka aktivitet atdhetar, patriotik e kulturor që zhvillohet nga shqiptarët dhe dibranët me banim në State Island, Nju Jork, Nju Xhersi, Boston, Brooklyn e kudo në SHBA, ku Ylber të mos dallohet ndër gjithë të tjerët. Ylber Pilku është i kudondodhur dhe ndër më të gatshmit për të kontribuuar dhe financiarisht, për të kontribuar dhe në organizimin e aktiviteteve të shumta që zhvillon ky komunitet shqiptar i dalluar për ndjesi e veprimtari kombëtar e kulturore.
Ylber Pilku është ndër organizatorët dhe kontribuuesit e aktivitetit të përvitshëm të ngritjes simbolike të flamurit shqiptar në mes të Nju Jorkut, në Manhatten dhe të veprimtarive të tjera kulturore e përkujtimore historike. Ylberi është organizator e kontribuues i të gjithë protestave në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të shqiptarëve kudo në botë, kurdoherë në ballë të protestave dhe para selisë së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork. Ylberi është kurdoherë në mesin e veprimtarive politike që zhvillohen ne Amerikë me dibranët dhe me shqiptarët. Kudo Ylberi është i pranishëm dhe gjithnjë kontribuues kryesor./Lideri

